Vazhdon bashkepumi I ZÇK-së me komunat e anamoravës
Zyra për Çështje të Komuniteteve vazhdon bashkëpunimin me komunën e Kamenicës, Gjilanit dhe të Novobërdës.

Edhe këtë vit janë bërë investime në regjionin e Anamoravës me qëllim të ngritjes së nivelit të cilësisë së jetesës dhe bashkëjetesës së komuniteteve,
Në komunen e Kamenicës këtë vit ka përfunduar ndertimi i dy shtëpive si raste sociale për komunitetin serb. Më 06.07.2012 është nënshkruar marrëveshja për asfaltimin e rrugës në fshatin Bosce, e banuar me qytetarë të komunitetit serb si dhe rrugën që lidh Kamenicën me fshatin Rubovc, me komunitet shqiptare dhe serbe.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori I ZÇK-së , njëherët këshilltar I lartë I kryeministrit të Kosovës, z. Srdjan Popovic dhe kryetarit të Komunës së Kamenicës z. Shaip Surdulli.
Në komunen e Gjilanit tani më ka filluar ndërtimi i dy shtëpive në fshatin Shillovë , si raste sociale për komunitetin serb, por bashkëpunimi me këtë komunë ka vazhduar me [projekte tjera të vilat përkrahin komunitetin serb , si komunitet joshumicë në këtë komunë.
Si vazhdimësi e këtyre projekteve, të mërkuren me datën 11.07.2012 është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ne mes të Zyrës për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit dhe kryetarit të komunës së Gjilanit.z. Qemajl Mustafa.
për projektet me interes të përbashkët, ndërtimin e fushes sportive në fshatin Kmetoc , si dhe projektin për renovimin e kishës në fshatit Cërnicë, në Komunen e Gjilanit.
Po ashtu edhe në komunën e Novobërdës, komunë kjo e cila radhitet ndër komunat më të varfëra të Kosovës janë bërë investime të vazhdueshme
ZÇK-ja po ndihmon në vazhdimësi edhe Komunën e Novobërdës e cila ballafaqohet me probleme dhe vështirësi të vazhdueshme.
Përveç zgjidhjes së një rasti social, të cilit është duke iu ndërtuar shtëpia me donacion të ZÇK-së, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit në mes ZÇK-së dhe Kryetarit të komunës ës Novobërdës z. Bajrush Imeri., për furnizimin e shkollës Fillore Miladin Popovic në fshatin Kusce me cabinet të informatikës.
Ky project do të ngrisë nivelin e arsimimit dhe do tu ofrojë nxënësve të kësaj shkolle një çasje më të mire në fushën e informatikës dhe komunikimit.
