Twitter Facebook Youtube

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve mori pjesë në takimin e Këshillit rajonal për koordiniminin e projektit “Përvojat dhe praktikat më të mira për përfshirjen e romëve ”

10.09.201214:44

Organizuar nga   OSBE-ja , më 6. Shator, në Podgoricë është mbajtur takimi i  Këshillit rajonal për koordiniminin  e projektit  “Përvojat dhe praktikat më të mira për përfshirjen e romëve” në të cilin është diskutuar për punët dhe detyrat, si dhe për planin e punës të Këshillit rajonal për koordiniminin  e projektit

Këshillin rajonal për koordiniminin  e projektit  e përbëjnë  ministritë /zyrat kompetente për përcjelljen e zbatimit të strategjive nacionale për romët, udhëheqësi i projektit dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian . Roli i  RPCC-së është të lehtësojë koordinimin dhe të ofrojë direktivat strategjike.

Gjithashtu, nën patronazhin e OSBE-së/Zyrës për  institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) është themeluar programi i donacioneve të vogla për nisma lokale, që si grup të synuar ka komunitetin e romëve. Program i donacioneve të vogla do  të mbështesë projektet e vogla në nivel komunal të cilat i kanë propozuar vetëqeverisjet lokale, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare të romëve, ashkalinjve dhe të egjiptianëve.

Në emër të Zyrës së Kryeministrit/zyra për çështje të komuniteteve, në këtë takim mori pjesë drejtori i zyrës, zt.  Srdan Popovic.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com