U vu gurë themeli për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Gushtericë e Epërme

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit , Srdan Popovic i dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanovic, kanë vënë sot , më , 13. Shtator të vitit 2012. gurë themelin për ndërtimin e shtëpisë familjare në Gushtericë të Epërme
Familja Petkovic jeton në kushte të papërshtatshme me të ardhura minimale të cilat nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen. Zyra për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit dhe Komuna e Graçanicës problemin e kësaj familjeje e veçuan si njërin nga më me prioritet , kështu që sot është vënë gurë themeli për ndërtimin e shtëpisë së re familjare .
Bashkëpunimi me Komunën e Graçanicës është duke vazhduar, kjo është vetëm një shtëpi në vargun e shtëpive që po ndërtojmë për familjet e rrezikuar në aspektin social. Tash për tash, në mbarë territorin e Kosovës jemi duke ndërtuar 6 shtëpi . Komuna ka përcaktuar, prioritetet dhe shpresoj se së shpejti do të gjendemi në ndonjë kantier tjetër ndërtimi , tha Popovic
Gjithashtu,drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Srdan Popovic , theksoi se ky është vetëm një nga projektet që realizohen në bashkëpunim me komunën e Graçanicës.
Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Zyrën për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit , planet tona janë ambicioze, dhe së shpejti do të fillojë realizimi iedhe i disa projekteve në territorin e Komunës së Graçanicës , tha Kryetari i Komunës së Graçanicës , Bojan Stojanovic.
Mjetet për ndërtimin e shtëpisë për familjen Petkovic i ka ndarë Zyra për çështje të komuniteteve. Punimet pritet të përfundojnë deri në fund të muajit tetor.


