Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve në debatin në Pejë
Më 26.09.2012, OJQ Experimental Studio Group(ESG) nga Gorazhdeci organizoi debatin në Hotel Dukagjini në Pejë, me qëllim që të theksohen problemet e komunitetit serb në komunat Pejë, Klinë dhe Istog. Srdjan Popovic, drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dha një kontribut të rëndësishëm pë diskutimin në Tryezën e rrumbullakët ku , përvëç përfaqëuesve serb të komunave të sipërpërmendura morën pjesë edhe zyrtarët e zyrave të OSCE, UNMIK, UNHCR i EULEX në cilësinë e vëzhguesve.
Pjesëmarrësit praqitën shumë probleme lidhur me pozitën e komunitetit serb në mjediset e personave të kthyer, e sidomos çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë , me punën joefikase të policisë së Kosovës si dhe organe gjyqësore në nivel lokal. Gjatë debatit u krijua një atmosferë mjaft kreative ku gjithashtu u propozuan ide dhe sugjerime për zhvilimin e ardhshëm ekonomik të komunitetit serb në rajonin e Pejës.
Gjithashtu u konkludua se OJQ,ESG , në bashkëpunim me faktorët relevant do të vazhdojë organizimin e ngjarjeve të ngjashme me qëlim të përmirësimit të komunikimit dhe të bashkëpunimit të komunitetit serb me institucione në nivel lokal dhe qendror.
Aktivitet e sipërpërmendura, OJQ Experimental Studio Group i realizon me mbështetjen e OJQ-së sudeze Olof Palme International Cente.