Twitter Facebook Youtube

Institucionet e Kosovës hartuan Termat e Referencës dhe Udhëzimet për komitetet e komuniteteve komunale

01.10.201209:41

Me 27 Shtator 2012, Ministra e Pushtetit dhe Administrimit Publik (MAPL) në bashkëpunim me OSBE-në Misioni në Kosovë ka mbajtur një trajnim final për të prezantuar  dhe shpërndarë Termat e Referencës e aprovuara rishtazi për komitetet e komuniteteve komunale dhe udhëzimet për komitetet e komuniteteve.

Më shumë se pesëdhjetë pjesëmarrës kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje, përfshirë përfaqësuesit e OSBE-së, zëvendës ministri i MAPL-së, përfaqësues të MAPL-së, Ministrisë së Administates  Publike, Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Zyra e Kryeministri/ Zyra për Çështje të Komuniteteve, kryesues dhe anëtarë të KK, zyrtarë ligjor komunal, dhe mediet lokale.

Pas fjalimeve hyrëse nga përfaqësues të OSBE-së, dhe zëvendës ministri i MAPL-së, përfaqësuesit e KK janë njoftuar dhe kanë marrë kopje të TeR dhe udhëzimeve (në katër gjuhë: Shqip, Serbisht, Turqisht dhe Roma).

 Të dy dokumentet janë si rezultat i një procesi gjashtë mujor të hartimit i përkrahur nga OSBE përmes një sërë takimesh këshilluese dhe trajnimeve me kryesuesit e KK-ve, zyrtarëve ligjorë komunal dhe institucioneve qendrore që nga Marsi i këtij viti.

TeR dhe udhëzimet kanë si qëllim promovimin e krijimit dhe funksionimit te KK-ve si një mekanizëm  mbrojtës i komuniteteve ne nivelin komunal.    

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com