Twitter Facebook Youtube

Takimi me monitoruesit e grupit të punës për mbështetjen e themelimit te Zyrës së Komisionarit të Gjuhëve

08.10.201215:17

Të hënën me 8 tetor 2012 u mbajt takimi me monitoruesit e grupit te punës për mbështetjen e themelimit te Zyrës së Komisionarit të Gjuhëve. Përveç Drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popoviqit, drejtorit te Zyrës së Çështjeve Ligjore, z Besim Kajtazit, Sonja Skarep CDF,  këshilltare nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në takim kanë marr pjesë dhe përfaqësuesit e ambasadave të Amerikës, Britanisë së Madhe,  Norvegjisë dhe Zvicrës, OSBE-së, UNDP-së, ECMI-së, zyrat e Bashkimit Evropian në Kosovë. 

Takimi u hap nga z. Srgjan Popoviq dhe tema ishte situatë e re e krijuar në lidhje me dorëheqjen e Komisionarës se Gjuhëve, znj Suzane Salaji. Drejtori i Zyrës Ligjore shpjegoi të pranishmëve procedurën që aplikohet në këtë situatë, dmth. procedurës se inkuadrimit  të funksionit të ushtruesit të detyrës  deri në zgjedhjen e një komisionari të ri për gjuhët.

Përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare që marrin pjesë aktive në procesin e themelimit të Zyrës së Komisionarit dhe krijimin e politikës gjuhësore, ranë dakord mbi nevojën për të shmangur vakuumin i cili mund te krijohet,   deri në zgjedhjen e një komisionari të ri dhe u pajtuan se futja e funksionit të ushtruesit të detyrës është zgjidhja më e mirë.

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve informoi te pranishmit se javën e ardhshme do të organizohet takimi i Bordit për  politikë gjuhësore,  për të diskutuar në lidhje me  ushtruesin e detyrës së komisionarit të gjuhëve, dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje  aktive në këtë proces të rëndësishëm.  

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com