Twitter Facebook Youtube

Zyra për Çështje të komuniteteve vazhdon të përkrahë studentët e komuniteteve joshumicë

08.10.201215:39

Më 08.10. 2012, u nënshkrua aneks marrëveshja e re për ndarjen e bursave për studentët e komuniteteve joshumicë, me ç’rast do të ndihmohen edhe katër studentë për tu shkolluar në AUK.

Marrëveshjen e nënshkroi drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve , z. Srdjan Popovic dhe z. Ilir Ibrahimi, nënkryetar i AUK-ut.

Me këtë rast z. Popović, u shpreh i kënaqur që po u ndihmohet këtyre studentëve, duke besuar se bashkëpunimi do të zgjërohet edhe me institucionet tjera që tu ndihmohet studentëve dhe do të rritet numri i studentëve të dalluar, si dhe do të ofrohen mundësi të reja që këtyre të rinjëve ambiciozë tu ofrohet shkollim sa më kualitativ.

Shkollimi është një nga çështjet kyçe me të cilat ZÇK merret dhe ka si prioritet, prandaj ne do të jemi gjithmonë të gatshëm që të përkrahim projekte të këtilla, theksoi z. Popović.

Përkrahja e studentëve të komuniteteve joshumicë nga ZÇK, tha ai, përmes bursave për shkollim në AUK, ka filluar në vitin 2009 dhe do të vazhdojë edhe më tutjte.

Këtë vit edhe një  grup tjetër i studentëve( Anesa Topko, Mirza Sagdati, Nenad Andrić dhe Driton Berisha), do të ndihmohet nga Qeveria, repsektivisht Zyra për Çështje të Komuniteteve, kështu që përveç studentëve që tani më janë duke u ndihmuar nga qeveria,  me këtë marrëveshje të re, do të përkrahen edhe këta studentë të rinj.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të aneks marrëveshjes, e cila u bë në lokalet e AUK-ut, prezentuan edhe studentët përfitues të këtij donacioni, të cilët u falënderuan për përkrahjen e dhënë duke qenë mirënjohës dhe duke premtuar se do ti arsyetojnë pritjet e Qeverisë dhe AUK-ut.
   
Mirënjohës dhe falënderues ishte edhe z. Ibrahimi, i cili e njoftoi z. Popovic, për metodat dhe punën që bëhet në AUK, duke shpresuar se përkrahja nuk do të mungojë asnjëherë dhe se bashkëpunimi do të sjellë rezultate për gjithë shoqërinë.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com