Twitter Facebook Youtube

Punët në renovimin e shtratit të lumit në Graçanicë vazhdojnë. Në fazën e tretë po punohet në segmentin prej urës së vogël 300 metra lumit përpjetë

09.10.201222:28

Rregullimi i shtratit të lumit në Graçanicë, ne fazën e tretë është vetëm një prej projekteve më të rëndësishëm  që e veçuan  Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe komuna e Graçanicës. 

Punët në rregullimit të  shtratit të lumit Graqanka janë duke vazhduar. Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Srdjan Popovic theksoi rëndësinë e projektit, duke thënë se është me rëndësi të madhe për komunitetin që jeton në komunën e Graçanicës.

"Shpresoj se me rregullimin lumit do te fitojmë mjedisin me te rregulluar, lumë dhe kushtet më të mira të jetesës," tha Popovic.

" Jam i bindur se ky projekt është shumë e rëndësishme, sepse nëse e  mbrojmë mjedisin tonë, ne do të kemi një Graçanicë më të bukur në këtë pjesë , dhe thjesht kjo është vetëm një nga projektet të ndryshimeve pozitive në komunën tonë, "tha zëvendës kryetari Igor Aritonovic, duke e falënderuar z Popovicin për bashkëpunim.

Në  kuadër të këtij projekti parashikohet rehabilitimi e shtratit ekzistuese të lumit me një gjatësi prej 300 metrash, ndërtimi i vend - fundërrimit  dhe pastrimi i shtratit prej  barit, mbeturinave dhe elementeve të ndryshme kimike.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com