Mandati
Këshillon Kryeministrin për çështjet e komuniteteve
- Informon dhe këshillon kryeministrin, në një afat të caktuar, lidhur me çështjet e të gjitha komuniteteve;
- Njofton kryeministrin për çështjet e rëndësishme me interes të bashkësisë lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare;
- Njofton kryeministrin për çështjet që kërkojnë ndërhyrjen e tij personale.
Koordinon çështjet e komuniteteve
- Kontribuon në koordinimin e punës së organeve qeveritare, agjencive dhe institucioneve të pavarura në nivel ministror dhe në nivel komunal;
- Kontribuon në koordinimin e punës së donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare për të siguruar që çështjet e komuniteteve të adresohen në mënyrë efektive në mbarë Kosovën. Eliminon përpjekjet e dyfishta dhe siguron përdorimin efektiv dhe të barabartë të shpërndarjes së fondit;
- Ndihmon në monitorimin e këtyre organeve, në sigurimin e kushteve që ata të kryejnë punën e tyre të përcaktuar në mënyrë efektive në lokacionet e vendosura në nivel të lartë.
Vlerëson politikën në çështjet e komuniteteve
- Kontribuon, analizon dhe ofron këshilla lidhur me politikat qeveritare që ndikojnë në të drejtat dhe interesat e komuniteteve;
- Kontribuon për zhvillimin dhe ndihmon monitorimin e zbatimit të strategjive qeverisëse në lidhje me komunitetet;
- Ndihmon monitorimin e zbatimit të ligjeve në lidhje me komunitetet dhe të politikës, si dhe të ndikimit të tyre në nivel të komunitetit;
- Mbron respektimin dhe bënë promovimin e ligjeve dhe të politikave të qeverisë për komunitetet përkatëse.
- Në bazë të nevojës, rekomandon ndryshime ose ndihmon në përshtatjen e ligjeve të komuniteteve dhe politikave për çështje të komuniteteve lidhur me ligjet dhe politikat, në qoftë se në to nuk janë adresuar në mënyrë adekuate çështjet e komuniteteve.
Adreson nevojat praktike të komuniteteve
- Përdor fondet në dispozicion me ndikim pozitiv dhe krijon ndryshim në jetën e njerëzve, me theks të veçantë tek shtresat më të prekura;
- Mbron dhe lehtëson zgjidhjen e rasteve të komuniteteve të profilit të lartë.